Kapet në flagrancë duke vjedhur, arrestohet 37-vjeçari në Fier

Publikuar tek: aktualitet, më 10:51 27-12-2019 Kapet në flagrancë duke vjedhur, arrestohet 37-vjeçari në Fier Foto ilustruese

Policia e Fierit ka arrestuar një 37 vjeçar që është kapur duke vjedhur.

Mësohet se shtetasi ‘A.V’ ka marrë dy aparate celularë në lagjen ‘8 shkurti’, por pas njoftimit të  një qytetari, blutë kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Bashkëpunimi i Policisë së Fierit me komunitetin ka vënë në pranga 37 vjeçarin që po vidhte një banesë në lagjen “8 Shkurti”.

Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative në numrin 112, se një shtetas i panjohur dyshohet se po vidhte banesën e shtetasit A. V., menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura.

Specialiatët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 37 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

Policia e Fierit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenton të kalojë kufirin me dokumente false, arrestohet kosovari në Durrës
‘Kërcënime për jetën’, Gjonaj bën deklaratën e fortë: 3 zyrtarë të burgjeve janë në ruajtje, 110 punonjës shkojnë në Prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.011247873306274
array(1) { ["section"]=> string(68) "kapet-ne-flagrance-duke-vjedhur-arrestohet-37-vjecari-ne-fier-190482" }