Kapet në Gjermani kamioni plot me kanabis shqiptar, e pabesueshme çfarë bën policia me të

Publikuar tek: bota, më 17:40 20-12-2017 Kapet në Gjermani kamioni plot me kanabis shqiptar, e pabesueshme çfarë bën policia me të

Autoritetet gjermane kanë gjetur mënyrën më të mirë për të përdorur një kamion të mbushur plot me kanabis nga Shqipëria.

Kamioni i kapur në dhjetor të 2016-ës ishte nisur nga Serbia i ngarkuar me 550 kilogram kanabis, raporton Newsbomb.al. Shoferi u arrestua ndërsa hetimet vijojnë për zbulimin e rrjetit të trafikut të drogës pasi disa gjurmë gishtash u gjetën në paketimin e kanabisit.

Por habia më e madhe është se çfarë kanë vendosur të bëjnë autoritetet gjermane me këtë sasi te madhe droge.

I gjithë kanabisi është hedhur në një incinerator në qytetin Olching, pranë Mynihut. Zyrtarët thonë se djegia e kanabisit ka shërbyer për të prodhuar energji dhe ngrohje për banorët në këto ditë të ftohta dhjetori. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet kush pagoi 450 milion dollarë për ‘Salvator Mundi’
Tentoi të kapë gruan që u hodh nga pallati, vdes edhe roja i sigurisë »
Article Logic
Execution time: 0.0089850425720215
array(1) { ["section"]=> string(95) "kapet-ne-gjermani-kamioni-plot-me-kanabis-shqiptar-e-pabesueshme-cfare-ben-policia-me-te-103782" }