Kapet në kufi shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Publikuar tek: aktualitet, më 19:59 10-05-2016 Kapet në kufi shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shërbimet e Policisë Kufitare në Tushemisht kanë kapur një person të shpallur në kërkim nga organet e Drejtësisë Italiane,  të dënuar me 11 vjet e 6 muaj heqje lirie, për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge".

Me datë 10.05.2016, nga Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqiperisë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Petrit Gjika, 48 vjeç,  banues në Pogradec.

Ndalimi i tij u bë në bazë të vendimit nr 2427/2008 datë 13.06.2008, të Gjykatës së Milanos e cila e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet e 6 muaj heqje lirie, për veprën penale: "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge", parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nenet 73 e 80 të Dekretit Presidencial nr.309/90

Shtetasi Petrit Gjika  u ndalua dhe gjithashtu u bë njoftimi i ZQK Interpol Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039659976959229
array(1) { ["section"]=> string(63) "kapet-ne-kufi-shqiptari-i-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar-40067" }