Kapet në Vlorë gomonia 8 metra e gjatë, e ngarkuar me kanabis

Publikuar tek: aktualitet, më 23:57 23-01-2018 Kapet në Vlorë gomonia 8 metra e gjatë, e ngarkuar me kanabis Foto ilustruese

Një gomone e ngarkuar me kanabis është kapur vonë në mbrëmje në Vlorë, disa milje larg ujrave ndërkufitare.

Gomonia rreth 8 metra e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi u konstatua sot gjatë kryerjes së kontrolleve për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit nga D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza. Trafikantët janë larguar në drejtim të paditur.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.  Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj. Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Besnik Sulaj sulmon të ftuarit e Fevziut: Ti Bojaxhi bashkë me Adrian Xhillarin ke bërë piramidë, Besjan Pesha i kërkoi 100 mijë euro një mikut tim
Shpërthimi me tritol në Gjirokastër, zbulohet shënjestra e atentatit, 5 vjet më parë i shpëtoi një tjetër sulmi (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0108802318573
array(1) { ["section"]=> string(67) "kapet-ne-vlore-gomonia-8-metra-e-gjate-e-ngarkuar-me-kanabis-107695" }