Kapet pas ndjekjes maratonë gomonia me 3 skafistët, policia detare nuk i gjen DROGË, dyshohet se i hodhën pakot në det

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 16-07-2020 Kapet pas ndjekjes maratonë gomonia me 3 skafistët, policia detare nuk i gjen DROGË, dyshohet se i hodhën pakot në det

Kapet pas 5 orësh ndjekje gomonia me 3 motore 1200 kuaj fuqi, në ishullin e Sazanit.

Por duket se ka qenë shumë vonë pasi pakat e dyshuara me drogë, janë hedhur në det dhe gomonia është kapur e boshatisur. Bashkë me gomonen janë ndaluar edhe tre skafistët të cilët po merren në pyetje nga autoritetet.

Sakaq, policia po ka rrethuar të gjithë zonën dhe po vazhdojnë hetimet.

Dyshohet se gomonia është nisur me drogë nga qyteti bregdetar i Vlorës ndërsa kanë nisur hetime edhe për efektivët e policisë kufitare për të zbuluar sesi është e mundur që kjo gomone është ngarkuar me drogë, në mes të sezonit turistik kur presupozohet që kontrollet të jenë të shtuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095388889312744
array(1) { ["section"]=> string(123) "kapet-pas-ndjekjes-maratone-gomonia-me-3-skafistet-policia-detare-nuk-i-gjen-droge-dyshohet-se-i-hodhen-pakot-ne-det-213996" }