Kapet personi i arratisur nga Drejtoria e Policisë në Tiranë, ja për se akuzohet

Publikuar tek: aktualitet, më 14:55 25-09-2020 Kapet personi i arratisur nga Drejtoria e Policisë në Tiranë, ja për se akuzohet Drejtoria e Policisë Tiranë

Kapet një person i arratisur ditën e sotme nga ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një person që ishte denoncuar në polici nga babai i tij për dhunë në familje.

Policia e ka pikasur fillimisht këtë person pasi ishte shpallur në kërkim, por në momentin e shoqërimit të tij ai ka tentuar të arratiset. Jo shumë metra larg ambienteve të Drejtorisë së Policisë, efektivët kanë mundur ta ndjekin këmba këmbës dhe ta arrestojnë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”.

Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Momenti kur personi arrestohet nga Policia:

thrth56j6j.jpg

fh45r6j45r6j5rthjj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011350870132446
array(1) { ["section"]=> string(86) "kapet-personi-i-arratisur-nga-drejtoria-e-policise-ne-tirane-ja-per-se-akuzohet-221643" }