Kapet sasi kolosale droge në portin e Filadelfias, 15 mijë kile kokainë (Video)

Publikuar tek: bota, më 21:13 18-06-2019 Kapet sasi kolosale droge në portin e Filadelfias, 15 mijë kile kokainë (Video) Porti i Filadelfias

Policia federale amerikane ka zbuluar sot 15 mijë kilogram kokainë në një anije mallrash në portin e Filadelfias.

Sipas raportimeve droga e sekuestruar kap shifrën e 750 milionë dollarëve. Kontenierët ishin plotë me kokainë, të cilat u gjetën dhe u konfiskuan nga autoritetet federale në një port të Filadelfias, raporton NBC, transmeton newsbomb.al.

Një zyrtar i lartë i Filadelfias tha se 15,000 kilogramë kokainë janë konfiskuar nga shtatë kontejnerë, të gjetur në bordin e një anije mallrash e quajtur MSC Gayane, që udhëtonte më parë nga Kili, Panamaja dhe Bahamasi.

Sasitë e sekuestruara të drogës kapin vlerën e 750 milion dolarëve duke u llogaritur në 25,000-50,000 dollarë për kilogram.

Zyrtarët e Doganës dhe Patrullës Kufitare si dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, nuk kanë nxjerrë detaje për atë që është konfiskuar, por konfirmuan se çështja po hetohet në proces.

Gjatë muajit mars, në portin e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit u konfiskuan sasi kokaine me vlerën e 77 milionë dollarëve.

Zyrtarët e përshkruan këtë sekuestrim si kapjen më të madhe të sasisë së drogën gjatë këtij shekulli, por sekuestrimi i kokainës me vlerë 750 milionë dollarë ditën e sotme mban rekordin si kapja me sasi më të madhe. 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068979263305664
array(1) { ["section"]=> string(83) "kapet-sasi-kolosale-droge-ne-portin-e-filadelfias-15-mije-kile-kokaine-video-168763" }