Kapet sasi rekord KOKAINE në Paraguai, 2.3 TON vetëm në NJË konteiner por ka dhe 5 të pahapur

Publikuar tek: bota, më 14:49 21-10-2020 Kapet sasi rekord KOKAINE në Paraguai, 2.3 TON vetëm në NJË konteiner por ka dhe 5 të pahapur Foto ilustruese

Gjatë një aksioni të zhvilluar nga policia e Paraguait, u gjetën 2.3 ton kokainë me vlerë 500 milion dollar.

Kjo sasi u gjet e fshehur në një nga gjashtë kontenjerët me qymyr në Terport, një port privat në qytetin e Villeta, me destinacion përfundimtar Izraelin. Pesë konteiner e tjerë ngelen për t’u kontrolluar.

Dy persona u vunë në pranga. Njëri prej tyre raportohet të jetë ish-drejtori i një televizioni shtetëror, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Euclides Acevedo, Ministri i Brendshëm, tha se sasia në total mund të jetë më shumë se tre ton.

“Teksa destinacioni final i kontenjerëve ishte shënuar si Izraeli, dërgesa pritej të ndalonte në Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës dhe në qytetin belg të Antwerp”, tha Acevedo në një deklaratë për shqyp.

Mësohet se policia e Paraguait u sinjalizua në fillim nga Belgjika.

Ngarkesa e mëparshme më e madhe e kokainës në Paraguai është kapur në shkurt të vitit 2019, e fshehur në një automjet në rajonin verior Concepcion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 12 të vdekur dhe shumë të plagosur, ushtria hap zjarr kundër protestuesve në Nigeri
»
Article Logic
Execution time: 0.01088809967041
array(1) { ["section"]=> string(99) "kapet-sasi-rekord-kokaine-ne-paraguai-2-3-ton-vetem-ne-nje-konteiner-por-ka-dhe-5-te-pahapur-224587" }