Kapet sasia më e madhe e kokainës në Gjermani me vlerë 1 miliardë euro

Publikuar tek: bota, më 22:22 02-08-2019 Kapet sasia më e madhe e kokainës në Gjermani me vlerë 1 miliardë euro Sasia e kokaines e sekuestruar ne portin e Hamburgut

Gjatë ditës së sotme autoritetet gjermane kanë bërë me dije se kanë sekuestruar 4.5 ton kokainë në qytetin e Hamburgut.

Mësohet se kokainë që kapte vlerën e 1 miliardë eurove e kishte origjinën nga Uruguai.

Policia njoftoi se disa kontenier të dyshimtë transporti që vinin nga kryeqyteti uruguanez, Montevideo dhe që  u vendosën në Antëerp, ishin prej disa javësh në mbikëqyrje nga autoritetet.

Sasia e drogës u kap në portin e Hamburgut, portit më të madh në Gjermani, i ndarë në 221 çanta të zeza sportive.

Ky është rasti më i madh i konfiskimit të kokainës në Gjermani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094058513641357
array(1) { ["section"]=> string(77) "kapet-sasia-me-e-madhe-e-kokaines-ne-gjermani-me-vlere-1-miliarde-euro-174185" }