Kapet paraditen e sotme një shqiptar me 6 kg heroinë në portin e Barit.
Shqiptari me inicialet A.T nga Elbasani ishte nisur mbrëmë me target nga porti i Durrësit.
Pas kontrollit të imtësishëm, Guarda di Finanza ka zbuluar sasinë e drogës të fshehur në makinën e shqiptarit, tip Golf.
Kjo është sasia e parë e drogës që kapet pas ndryshimeve në policinë e portit të Durrësit.