Kapet te grupi neonazist një arsenal i madh armësh dhe një raketë ajër-ajër, në Itali akuza Salvinit: Bën Twitter për emigrantët me thikë, s’ka thënë gjë për Megaoperacionin

Publikuar tek: bota, më 15:54 16-07-2019 Kapet te grupi neonazist një arsenal i madh armësh dhe një raketë ajër-ajër, në Itali akuza Salvinit: Bën Twitter për emigrantët me thikë, s’ka thënë gjë për Megaoperacionin

Një operacion kundër një grupi nazistësh të ekstremit të djathtë, coi në kapjen në Itali të një arsenali të madh armësh, duke përfshirë edhe një raketë ajër - ajër. Hetimet janë ndërmarrë nga Antiterrori i Torinos.

Operacioni u përhap në disa qytete të Italisë së Veriut Milano, Varese, Pavia, Novara dhe Forli. U gjet një arsenal armësh lufte, pushkë automatike, gjenerata e fundit, kallashnikov dhe një raketë ajër ajër që është në funksion perfekt dhe u përkiste forcave të armatosura të Katarit.

Tre janë personat e arrestuar nga Antiterrori. Ndërmjet të cilëve një ish inspector I doganës Fabio Del Bergiolo 50 vjec, që në 2001 ishte kandidat për senat. Në 2003 në një shërbim në Malpensa përfundoi në telashe sepse u akuzua për vjedhjen e taksave. Të tjerët janë Alessandro Michele Aloise Monti, qytetar zviceran 42 vjec dhe Fabio Amalio Bernardi 51 vjec.

Raketa ajër ajër e sekuestruar, një ekszemplar Matra fabrikim francez jo active por e mirëmbajtur sipas hetuesve nga një dorë eksperti është gjetur në një hangar në Voghera. Ish inspektori ishte në tratativë për shitjen e raketës. Operacioni kishte lindur një vit më parë pork a pasur një ecuri të madhe në tre muajt e fundit.

E ndërkohë në Itali kanë filluar debatet sidomos ndaj ministrit të brendshëm Mateo Salvini, që njihet për qëndrimet e tij të djathta.

Komentatorët thonë se Salvini, që nuk lë asnjë rast për të shkruar ndonjë tëitter kur ndonjë emigrant kapet edhe me thikë, nuk ka dhënë asnjë vlerësim për këtë megaoperacion të rendësishëm që dëmton të djathtët ekstremistë.

Screenshot_6.png

Screenshot_5.png

Screenshot_7.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26778507232666
array(1) { ["section"]=> string(177) "kapet-te-grupi-neonazist-nje-arsenal-i-madh-armesh-dhe-nje-rakete-ajer-ajer-ne-itali-akuza-salvinit-ben-twitter-per-emigrantet-me-thike-s-ka-thene-gje-per-megaoperacionin-172389" }