Kapexhiu sqaron deklaratën e fortë, tregon me çfarë do e ‘vrasë’ Mustafa Nanon

Publikuar tek: aktualitet, më 22:58 28-10-2020 Kapexhiu sqaron deklaratën e fortë, tregon me çfarë do e ‘vrasë’ Mustafa Nanon

Karikaturisti Bujar Kapexhiu sot në ‘open’ bëri një deklaratë të fortë, ku duke iu drejtuar analistit Mustafa Nano, i tha: Nëse me fyen gjënë e shenjtë, unë të vras.

Kjo erdhi pasi Nano tha se ai ndihet i fyer nga gratë e mbuluara dhe u shpreh pro karikaturave të tilla si ajo e fundit që bëri Charlie Hebdo, për të ironizuar presidentin e Turqisë, Erdogan.

Kapexhiu më tej në emision e ka sqaruar këtë deklaratë, teksa tha se ai nuk do ta vrasë me pistoletë Nanon, por me “armën” e tij më të fortë, penën, duke i bërë një karikaturë ndoshta thumbuese.

“Do ta vras Nanon, por në dorë nuk do të kem një revolver, por një penë që ta bëj karikaturë. Çfarë t’i them tjetër unë Muçit?”, u shpreh Kapexhiu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndodh shoqërimi më i çuditshëm në policinë e Tiranës, garda çon në komisariat gruan që qeshi: Prishi qetësinë e kryeministrit (Dokumenti)
Lajm i kobshëm: Një nga 3 punëtorët që kanë ngecur në minierën e Dibrës gjendet i pajetë »
Article Logic
Execution time: 0.012257099151611
array(1) { ["section"]=> string(82) "kapexhiu-sqaron-deklaraten-e-forte-tregon-me-cfare-do-e-vrase-mustafa-nanon-225570" }