Brenda Zvicrës ka nisur debati i madh se kush duhet të marrë shiritin e kapitenit. Ish-juventini Stephan Lichtsteiner me shumë gjasa nuk do të jetë kapiteni i helvetëve dhe tani trajnerit Vladimir Petkovic i duhet të zgjedhë liderin e ri. Ish-futbollisti i Zvicrës dhe Liverpoolit Stephane Henchoz ka dalë kundër idesë që kapiten të zgjidhet një i huaj, dhe në veccanti shqiptarët.
Ai ka kritikuar pa kursyer treshen Xhaka, Shaqiri dhe Behrami.
“Stephan Lichtsteiner me gjasë nuk do të jetë në formacionin e parë, por kush duhet të mbajë shiritin e kapitenit. Yann Sommer ose Granit Xhaka, por unë preferoj Sommer. Xhaka luan rregullisht në Arsenal, por kapiten i Zvicrës duhet të jetë zviceran. Jam kundër që Xhaka të bëhet kapiten. Xhaka nuk e përfaqëson as Zvicrën dhe as zviceranët. Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares. Do ta godisja shuplakë, kur nuk e këndon himnin kombëtar.
Mendoj se trajneri i ka dhënë shumë pushtet, dhe është ditur se një ditë do të ndodhë kjo. Trajneri e ka pyetur veten? Kush ka më shumë pushtet? Unë apo ai? Ai nuk e kuptoi se cc’ka kërkohej nga ai. E bëri stërvitjen, shkoi në Zvicër e vizitoi miqtë e tij. Ndoshta ka ngrënë edhe ndonjë qebap. Pastaj u kthye në Munih për dy orë e gjysmë. Nëse vozit me veturë për dy orë e gjysmë, kjo nuk është e mirë për muskujt e këmbëve. Lëndimet e muskujve nuk ishin fat i keq. Ju jeni i pafat kur ju një kundërshtar ju lëndon, por duhet të kujdeseni për trupin tuaj”, deklaron për “Blick” ish-mbrojtësi zviceran.