Kapja e 10 ton hashashi në Ankona, policia: Lajmi nuk është i vërtetë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:12 19-02-2017 Kapja e 10 ton hashashi në Ankona, policia: Lajmi nuk është i vërtetë

Pas lajmit se në Ankona janë sekuestruar 10 ton drogë që vinte nga Shqipëria, Policia e Shtetit sqaron të vërtetën.

Sipas policisë lajmi është i pavërtetë dhe se nuk asnjë komunikatë zyrtare nga autoritetet Italiane ligjzbatuese ku shprehet për sekuestrimin e kësaj sasie lënde narkotike dhe arrestimin e shtetasit shqiptar.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në median online, dhe konkretisht duke ju referuar një shkrimi të publikuar në një media të shkruar në Itali, se janë sekuestruar në Ankona 10 ton Cannabis që vinte nga Shqipëria si dhe është arrestuar drejtuesi i kamionit, sqarojmë se lajmi është terësisht i pavërtetë. Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga autoritetet Italiane ligjzbatuese ku shprehet për sekuestrimin e kësaj sasie lënde narkotike dhe arrestimin e shtetasit shqiptar. Policia e Shtetit ka komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim informacioni në kohe reale me autoritetet policore italiane të cilat kanë konfirmuar se lajmi është i pavërtetë . Policia e Shtetit mbetet terësisht e hapur dhe e gatshme të ofrojë informacion zyrtar për cilindo që e kërkon atë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krasniqi: Protesta e studentëve 26 vite më parë ishte historike, gjithçka tjetër më pas ishte dhe mbetet imitim amator
Aksident tragjik në Elbasan, humb jetën 20-vjeçarja, plagosen rëndë 4 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.011019945144653
array(1) { ["section"]=> string(73) "kapja-e-10-ton-hashashi-ne-ankona-policia-lajmi-nuk-eshte-i-vertete-69222" }