Kapja e 17 spiunëve të CIA në Iran, reagon Trump: Lajm i rremë, propagandë e regjimit

Publikuar tek: bota, më 21:24 22-07-2019 Kapja e 17 spiunëve të CIA në Iran, reagon Trump: Lajm i rremë, propagandë e regjimit Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga Irani se ishin kapur 17 agjentë të CIA-s dhe më pas ishin dënuar më vdekje.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Trump thekson se e gjitha kjo histori është një gënjeshtër e stisur dhe një propagandë e regjimit islamik.

Postimi në twitter:

Raporti i Iranit që ka kapur agjentët e CIA-s është krejtësisht i rremë. Zero e vërtetë. Vetëm më shumë gënjeshtra dhe propagandë (si rrëzimi i dronit) e vënë nga një regjim religjioz që është i dështuar dhe nuk ka asnjë ide se çfarë të bëjë. Ekonomia e tyre është e vdekur dhe do të jetë shumë më keq. Irani është një rrëmujë totale!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070950984954834
array(1) { ["section"]=> string(89) "kapja-e-17-spiuneve-te-cia-ne-iran-reagon-trump-lajm-i-rreme-propagande-e-regjimit-173019" }