Kapja e kokainës në Durrës, detaje ekskluzive: Informacioni nga jashtë për hetimin doganor shqiptar

Publikuar tek: politike, më 22:39 28-02-2018 Kapja e kokainës në Durrës, detaje ekskluzive: Informacioni nga jashtë për hetimin doganor shqiptar

Një sasi rekord kokaine u kap sot në portin e Durrësit, plot 613 kilogram drogë e nisur nga Kolumbia në një konteiner me banane.

Intinerari i kokainës ishte nga Kolumbia drejt Livornos në Itali, më pas në ishullin e Maltës dhe në Durrës ku edhe u kap.

Operacioni i suksesshëm u realizua në bashkëpunim të Doganave me Policinë, por edhe këtë herë politika nuk mbeti jashtë. Opozita shqiptare e pa me skepticizëm kapjen e kësaj ngarkese kaq të madhe pa ndihmën e ndonjë agjencie ndërkombëtare. Ndërsa prokurori italian i anti-mafias De Raho, përgëzoi autoritetet shqiptare dhe nënvizoi se Italia nuk kishte asistuar në këtë operacion.

Por si arritën auoritetet në Shqipëri të bien në gjurmët e kësaj super ngarkese?

Newsbomb.al mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta se informacioni për një ngarkesë të dyshimtë që ishte nisur në këtë intinerar (Kolumbi-Itali-Maltë-Durrës) i është përcjellë Hetimit Doganor shqiptar nga një shërbim i huaj doganor.

Më pas Dogana shqiptare ka vënë në dijeni Policinë dhe së bashku kanë arritur të finalizojnë me sukses kapjen e ngarkesës së kokainës që do hyjë në histori si sasia më e madhe e drogave të forta të kapura ndonjëherë në vendin tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096499919891357
array(1) { ["section"]=> string(104) "kapja-e-kokaines-ne-durres-detaje-ekskluzive-informacioni-nga-jashte-per-hetimin-doganor-shqiptar-111813" }