Kapja e kokainës, reagon prokurori i antimafias italiane: Urime, operacioni pa ndihmën tonë

Publikuar tek: barometri, më 08:21 01-03-2018 Kapja e kokainës, reagon prokurori i antimafias italiane: Urime, operacioni pa ndihmën tonë

Frederiko De Raho, Prokurori i Antimafias italiane ka përgëzuar operacionin e Policisë Shqiptare për kapjen e 613 kg kokainë mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

De Raho është shprehur se vlera e këtij operacioni rritet edhe më tepër duke marrë parasysh se është realizuar pa ndihmën e autoriteteve italiane. Prokurori italian ka deklaruar se Italia do të mbështesë Shqipërinë në aksionet e ndërmarra kundër grupeve të trafikimit të lëndëve narkotike.

DEKLARATA E PLOTË:

Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit uron përzemërsisht Prokurorinë dhe Policinë Shqiptare për operacionin që çoi në sekuestrimin në Portin e Durrësit të një sasie të madhe lënde narkotike. Ky operacion merr edhe më shumë rëndësi falë faktit se u realizua nga Policia shqiptare, pa asnjë ndihmë nga ana e autoriteteve gjyqësore italiane.

Suksesi i arritur sot në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm. Siç dhe konstatova duke vizituar selinë e Task Forcës – e ngritur me vullnetin e Ministrit të Brendshëm – dhe siç pata mundësi t’ua deklarojë qartësisht dhe organeve të medias, nga takimet me Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u shfaq vullneti dhe angazhimi i Qeverisë dhe Prokurorisë për të vënë në jetë të gjitha masat e nevojshme për të penguar infiltrimin e krimit të organizuar në Institucionet shqiptare. Prokuroria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorizmit do të ofrojë, sikundër dhe në të kaluarën, çdo lloj mbështetje për institucionet gjyqësore dhe për Policinë shqiptare, për të luftuar sa më mirë krimin e organizuar transnacional. Prokurori Kombëtar i Antimafis dhe Antiterrorizmit Federico Cafiero De Raho

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15335702896118
array(1) { ["section"]=> string(95) "kapja-e-kokaines-reagon-prokurori-i-antimafias-italiane-urime-operacioni-pa-ndihmen-tone-111836" }