Karantina për koronavirusin/ Rama tregon vendndodhjen: Janë përpjekur të përhapin panik, po nuk ndërtohet në male

Publikuar tek: aktualitet, më 13:38 27-02-2020 Karantina për koronavirusin/ Rama tregon vendndodhjen: Janë përpjekur të përhapin panik, po nuk ndërtohet në male

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin Kombëtar të Sigurisë për koronavirusin dhe ka zbuluar masat e marra nga qeveria.

Ai ka treguar që masat kanë nisur nga pikat kufitare e deri në pavionet e shëndetësisë.

Sipas Ramës, deri më tani në laborator janë testuar 17 raste, të cilat kanë rezultuar tërësisht negative. Kryeministri ka zbuluar se karantina është hapur në shtëpinë e ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit.

‘Në kohë reale nga Kina ne reagojme për dyshime në lidhje me origjinën e këtij virusi. Ajo që dihet është se përhapja e këtij virusi është shumë e shpejt, por vendet në kufij me Kinën nuk janë prekur. E panjohura tjetër është se ende nuk është arritur tek një vaksinë specifike, që po kërkohet. Është e pashmangshme por gjithnjë e më problematike. Epidemia e lajmeve të pakonfirmuara, të rreme që ndikojnë tek konsumatorët e lajmeve. Siç ndodh shpesh në Shqipëri, situata është shfaqur në më shumë se një formë. Një karakteristë jo fortë e përhapur është përpjekja individuale apo e grupeve të caktuara për të shfryrtëzuar frikën dhe alarme paniku tek qytetarët.

E para deri më tani që flasim në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të konfirmuar janë testuar në laborator për kryerjen e diagnozës 17 raste të dyshuara që kanë rezultuarr tërësisht negative. E dyta situata është ndjekur me vëmendje dhe drejtpërdrejt nga ministrja, e cila ka krijuar takst forcën që në momentin e parë. Sipas vendimeve të organizatës botërore të shëndetësisë me të gjitha hapat dhe ekspertët. E treta, është fjala që nga moment i parë janë marrë masat e duhura. Janë përcaktuar protokolle të sakta për gjurmin e rasteve që nga pikat kufitare. Janë trajnuar 800 profesionitë në të gjithë vendin dhe po vijon. Deri më 8122 persona, pasagjerë, ndërsa në aeroportin Nënë Tereza janë specifikuar persona në pikat kufitare për tu marrë masat. Është caktuar një fond 1 mln dollar për rritjen. Është për të ardhur keq që kudo bëhet politikë dhe kudo bëhet debat, pa marrë mundimin të bëjnë ato që janë bërë gjatë këtyre ditëve. Janë përpjekur të përhapin panik, duke treguar karantinën dhe vendin e saj, nuk ekziston që karantinat të ndërtohen larg zonave të pabanuara në male. Në rastin e karantinës kemi vendosur shtëpinë e ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit’, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014357089996338
array(1) { ["section"]=> string(117) "karantina-per-koronavirusin-rama-tregon-vendndodhjen-jane-perpjekur-te-perhapin-panik-po-nuk-ndertohet-ne-male-196631" }