Karburantet, masa sigurie për 5 drejtuesit e lartë, ja si u realizua skema e mashtrimit prej 5 miliardësh

Publikuar tek: aktualitet, më 22:35 31-10-2015 Karburantet, masa sigurie për 5 drejtuesit e lartë, ja si u realizua skema e mashtrimit prej 5 miliardësh Foto ilustruese

Merren masat shtrënguese nga DRT Tiranë për shlyerjen e detyrimeve për 5 persona, drejtues dhe përfaqësues të kompanisë së naftës “FULLPET”, të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi financiar, duke iu shmangur pagesës së detyrimeve ndaj shtetit në vlerën e rreth 500 milionë lekëve të reja. Gjykata vendosi masën e sigurisë me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës (Njësia Task-Force), pas një hetimi të përbashkët me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në Prill 2015, në bazë të informacionit të mbërritur dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve, Sektori i Hetimit.Nga materiali hetimor ka rezultuar se, shtetasit shqiptarë Aurel Preni, Fiqiri HoxhaF.G, si edhe shtetasit me shtetësi të huaj, I. A dhe E. O., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke filluar nga viti 2012, kanë kryer veprime të ndryshme financiare, për të shmangur detyrimin ndaj organeve tatimore. Në vitin 2014, administrata tatimore ka konstatuar debinë e kompanisë

“Fullpet” në vlerën e rreth 145 milionë lekëve për vitin 2012, (ndërkohë që ky detyrim deri në vitin 2015 është trefishuar). Për shlyerjen e kësaj debie (të vitit 2012), ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe kompanisë “Fullpet” është nënshkruar një akt-marrëveshje, në bazë të të cilës kompania merrte përsipër shlyerjen e detyrimit me 8 këste. Për të shlyer këtë detyrim, kompania ‘Fullpet” merr një kredi në një bankë të nivelit të dytë. Por, nga hetimi rezulton se kredia e marrë nuk ka shërbyer për shlyerjen e detyrimeve tatimore, por është përdorur për krijimin e kompanive të reja dhe blerjen e aseteve për këto kompani. Këto blerje ka rezultuar se janë tentativë e qartë për t’iu shmangur detyrimeve tatimore.

Në mënyrë të përmbledhur, nga ana e hetimit sipas Prokurorisë rezulton se:- Konstatohen elementët e veprës penale të “Fshehjes së të Ardhurave”, dhe “Mospagim të Taksave”, të parashikuara nga nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal, pasi shoqëria “FULLPET” për periudhën Dhjetor 2012 - Dhjetor 2013, ka ushtruar aktivitet, duke iu shmangur detyrimeve.

- Nga kontrolli i ushtruar tek kjo shoqëri janë konstatuar diferenca të konsiderushme të padeklaruara nga shoqëria në shumën e 485.045.544 (kateqind e tetëdhjetë e pesë milion e dyzet e pesë mijë e pesëqind e dyzetekatër) lekëve.

- Administratori Aurel Preni nuk ka respektuar AKT-MARVESHJEN, datë 04.07.2014, me Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë për shlyerjen e Borxhit prej 143.378.552 lekë, qëllimi i aktmarveshjes ka qënë vetëm për të hapur llogarinë bankare dhe tërheqja e lekëve, nga shitja e aseteve të shoqërisë.

- Shumën prej 88.158.170,00 (tetëdhjetë e tetë miljon e njëqind e pesëdhjetë e tetë mije e njëqind e shtatëdhjete) lekë, shumë e cila i përket shitjes së aseteve, shoqëria “FULLPET” me administrator shtetasin Aurel Preni, me një kontratë “Ndihmë Financiare”, ja ka kaluar shtetasit Fabian Goçin (faturist sipas listpagesës) në të njëjtën ditë me akt-marveshjen.

- Me asetet e shoqërise “FULLPET” është krijuar shoqëria tjetër “A.K.F. PETROLEUM”, me administrator shtetasin Fiqiri Hoxha, i cili ishtë punonjës i shoqërisë “FULLPET” (shitës karburanti sipas listpagesës). Kjo shoqëri filloi aktivitet në momentin kur ndaj shoqërisë

“FULLPET” u morën masat shtrënguese nga DRT Tiranë për shlyerjen e detyrimeve, duke përdorur fatura tatimore fiktive (pa transaksion bankar), arritën të shmangnin bllokimin e aseteve dhe më pas tjetërsimin e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fshehën të ardhurat, arrestohen 2 persona në Tiranë, 3 në kërkim
Tri lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, 5.1 të shkallës Rihter »
Article Logic
Execution time: 0.013298034667969
array(1) { ["section"]=> string(109) "karburantet-masa-sigurie-per-5-drejtuesit-e-larte-ja-si-u-realizua-skema-e-mashtrimit-prej-5-miliardesh-24387" }