Abuzimi në industrinë e hidrokarbureve është një çështje që i prek të gjithë shqiptarët gjatë jetës së tyre të përditshme.
Sipas ekspertëve abuzimi me karburantet është në disa forma. Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko thotë se cilësia e karburanteve është shqetësimi kryesor i drejtuesve të automjeteve në Shqipëri.
Ceko shprehet se shkak është përzierja me lëndë të tjera të cilat ulin koston, por që shtojnë dëmin në shumë prej pikave të furnizmit.
‘Patjetër që tek automjetet do krijonte probleme, sepse dy tregues kryesorë që janë numri i cetanit dhe indeksi i cetanit, që lidhen me momentin e ndezjes dhe me fuqinë e automjetit, patjetër që do sillte probleme në lëvizjen e automjeteve. Si pasojë e kësaj situate në rrugë hasen automjete që lëshojnë gazra mbi normat e lejuara, ndërsa shpesh dhe ato makina të prodhuara së fundi janë në limitin e lejuar për ndotje.
Përzierja e karburantit dyshohet se ka vijuar prej vitesh, ndërsa askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dëmet e shkaktuara ndërsa shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë me çmime ndër më të shtrenjtat në rajon dhe pa garanci se po marrin shërbimin e duhur’, tha për RTV Ora eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko.
Eksperti i ekonomise, Enriko Ceko