Karçanaj publikon shifrat e e-Albania: 59 mijë aplikime online për pasaporta biometrike në 1 muaj e gjysmë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:31 04-07-2020 Karçanaj publikon shifrat e e-Albania: 59 mijë aplikime online për pasaporta biometrike në 1 muaj e gjysmë Ilustruese

Plot 59 mijë aplikime online në e-Albania për pasaporta biometrike.

Lajmin e bën me dije vetë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj e cila thotë se nga momenti që ky shërbim ka hyrë online në e-Albania, fiks 45 ditë, ka patur një fluks aplikimesh nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit.

Sipas drejtoreshës, në 1 ditë numërohen mesatarisht 1300 aplikime online përmes e-albania.

“Shifrat janë treguesi më i mirë i punës sonë. Po ndaj me ju një FAKT. U bënë 45 ditë që qytetarët aplikojnë për pasaportën e re në e-Albania. Dhe në kaq pak kohë janë 59 mijë qytetarë të cilët kanë aplikuar, ose rreth 1300 të shërbyer çdo ditë. Mendoni pak sa kohë u është kursyer qytetarëve dhe mijëra emigrantëve shqiptarë të cilët dikur vinin në Shqipëri vetëm për të rinovuar pasaportën dhe humbnin javë të tëra nëpër zyra, derisa mbaronin punë. e-Albania, jo vetëm i dha fund radhëve e pritjeve të gjata në këtë vapë përvëluese por po ndihmon edhe në frenimin e pandemisë”, shkruan Karçanaj.

Ndërkaq, procedura me të gjitha hapat e aplikimit është sqaruar në videon e mëposhtme:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096778869628906
array(1) { ["section"]=> string(114) "karc-anaj-publikon-shifrat-e-e-albania-59-mije-aplikime-online-pe-r-pasaporta-biometrike-ne-1-muaj-e-gjysme-212819" }