Kardhiq-Delvinë mbetet në “3D”, Balluku anulon tenderin e rrugës: Kemi prioritete të tjera

Publikuar tek: politike, më 15:13 13-09-2019 Kardhiq-Delvinë mbetet në “3D”, Balluku anulon tenderin e rrugës: Kemi prioritete të tjera Projekti i prezantuar nga Edi Rama / Ministrja Belinda Balluku

Ministria e Infrastukturës ka anuluar tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, pjesë e projektit të rëndësishëm infrastukturor që do të shkurtojë distancën Tiranë-Sarandë në 3 orë.

Anulimin e tenderit e konfirmon ministrja Belinda Balluku, e cila shprehet se ministria e drejtuar prej saj ka të tjera prioritete.

“Ministria ka të drejtë që t’i japë prioritet disa nga çështjeve emergjente që mund të ketë, dhe nuk ka lidhje ka fonde apo s’ka fonde. Këto janë prioritetet momentale që ka Ministria”, tha Balluku.

Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ka një kosto totale prej 19 milion euro. Vetë ministrja Balluku ka marrë vendimin për anulimin e këtij tenderi, duke kërkuar që fondet të rialokohen në disa projekte të tjera.

Tenderin për ndërtimin e kësaj rruge e kishte fituar kompania IRCOP, e cila në garë me 6 kompani të tjera, kishte ofertën më të lartë, me 5 milion euro diferencë.

“Po flasim për shtyrje të procesit. Kjo shtyrje procesi vjen për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent. Ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja. Kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar”, tha ministrja.

Mesa duket edhe për disa vite, kjo rrugë do të mbetet në 3D, ashtu siç u propagandua nga kryeministri Edi Rama rreth një vit më parë përmes një video në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02567720413208
array(1) { ["section"]=> string(93) "kardhiq-delvine-mbetet-ne-3d-balluku-anulon-tenderin-e-rruges-kemi-prioritete-te-tjera-178329" }