Karlo Bolino flet për gjyqin ndaj Sali Berishës dhe Jetmir Olldashit: Më refuzuan disa avokatë. Berishën s'e konsideroj armik

Publikuar tek: barometri, më 07:46 09-06-2018 Karlo Bolino flet për gjyqin ndaj Sali Berishës dhe Jetmir Olldashit: Më refuzuan disa avokatë. Berishën s'e konsideroj armik

Gazetari Karlo Bolino rrëfen si është përballur në gjyq me ish kryeministrin Sali Berisha dhe gazetarin Jetmir Olldashi, në dy çështje të ndryshme, të dyja për shpifje dhe të fituara prej tij.

 

Bolino ka treguar për gazetarin Lorenc Vangjeli se është refuzuar nga disa avokatë që nuk merrnin përsipër gjyqin kundër Sali Berishës, që përfundoi me dënimin e Berishës për herë të parë për shpifje.

Ai tha se Berishën nuk e konsideron armik, por se është sulmuar prej tij njësoj si edhe nga gazetari Olldashi, për shkak se është kritik i ish kryeministrit Demokrat.

Pjesë nga intervista në emisionin Java:

26 vite armiqësi, më shumë nga ana e tij se nga ana time. Unë e kam trajtuar gjithmonë nga ana e gazetarit, me kritika. Por unë nuk e konsideroj armik Sali Berishën.

Ka kritika por kur kritikat e kalojnë vijnë e kuqe janë shpifje. Për shembull ai më ka quajtur si përfaqësuesi i Sacra Corona Unita. Mua më ka kërcënuar mafua pulieze, unë kam bërë denoncimet të gjithë prokrurët më njohin në Itali. Të thuash që jam përfaqësues i Sacra Corona Unita, është qesharake.

Sapo mora pasaportën shqiptare, ai kishte shkruar për mafian, dhe gjëra të tjera më kishte cilësuar në mënyrë banale. Dhe atëherë unë kam marrë avokatin. Shumë avokatë më kanë refuzuar se nuk pranonin të merrnin përsipër gjyqin kundër Berishës.

Ju keni fituar edhe një gjyq kundër Jetmir Olldashit, si qëndron çështja?

Këtë zotërinë unë nuk e njoh fare, por muajt e fundit disa herë ai ka përdorur një protal të vogël që ka për të shpifur. Duke ndjekur të njëjtën metodë si Sali Berisha, hajde të shpifim se është kundër nesh. Një gazetar nuk duhet të ketë lidhje institucionale me asnjë forcë politike. Mund të ketë lidhje ideologjike por jo institucionale. Ligji shqiptar e mbron shumë shpifjen nëse është pa autor. Ky është një problem.

Në rastin Olldashi ai më ka akuzuar sikur unë kam vrarë atë çunin e shkretë që vdiq në Sharrë. Sikur e kemi vrarë unë dhe Veliaj. Të cilësosh një person si vrasës duhet të kesh prova pa fund. Dhe kur shkuam në gjykatë ai tha “unë do ta faktoj”, por nuk kishte asnjë provë.

Ju iu drejtuat vetes si një gazetar italian, mos keni ndjerë edhe racizëm në Shqipëri si italian? Dy çështjet i keni fituar si gazetar shqiptar..akuzat lidhen edhe me origjinën tuaj...

Kur më cilësojnë ai italiani, kjo është një shprehje që tregon ndarjen. Por ka edhe racizëm. Unë kam shumë miq shqiptar dhe jam njeri i mirëpritur në Shqipëri dhe nuk mund ta cilësoj, nuk jam viktimë e racizmit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035650014877319
array(1) { ["section"]=> string(130) "karlo-bolino-flet-per-gjyqin-ndaj-sali-berishes-dhe-jetmir-olldashit-me-refuzuan-disa-avokate-berishen-s-e-konsideroj-armik-123757" }