Karrota i risjell pas 13 vitesh unazën e martesës prej diamanti

Publikuar tek: bota, më 12:28 17-08-2017 Karrota i risjell pas 13 vitesh unazën e martesës prej diamanti

Mrekullitë ekzistojnë, dhe atëhetë kur nuk e pret. Mary Grams qe mërzitur kur humbi unazën e saj të martesës 13 vite më parë, kur po punonte në kopshtin e shtëpisë së saj në Alberta të Kanadasë në vitin 2004.

Gramsit, sot 84-vjeçare, as që i shkonte nëpërmend se pas 13 vjetësh unaza do të gjendej sërish në të njëjtën fushë, rreth një karrote të porsashkulur. Pavarësisht kohës, bizhuja është në kushte perfekte dhe Mary ka mundur ta vendosë në gisht sërish për të mos e hequr më.

“Kërkuam pafund atëherë, por nuk e gjetëm dot. E mendova të humbur. Kujt ia priste mendja se do të shfaqej sërish. Dhe më bën akoma”, shprehet gruaja e moshuar.
 
Unazën e gjeti nusja e të birit, Colleen Daley. “E dija që duhet të ishte e vjehrrës ose e gjyshes së tim shoqi sepse asnjë grua tjetër nuk kishte jetuar në atë fermë. Atëherë pyeta bashkëshortin nëse e njihte dhe ai sapo e pa, tha: po, është e mamasë, është unaza e fejesës që e humbi në kopsht dhe që prej atëherë, nuk e pa më me sy”, tregon Colleen. 

Mary,nga frika se i shoqi i saj do mërzite nuk i kishte treguar për humbjen e unazës me diamant që e kishte mbajtur për 50 vjet dhe në vend të saj kishte blerë një tjetër më të vogël, ndërsa të vërtetën e dinte vetëm djali i saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012288093566895
array(1) { ["section"]=> string(69) "karrota-i-risjell-unazen-e-marteses-prej-diamanti-pas-13-vitesh-89367" }