KASEMI ISHTE NJËRI NGA NE, NA MUNGON TË GJITHËVE

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:58 07-12-2020 KASEMI ISHTE NJËRI NGA NE, NA MUNGON TË GJITHËVE

(In memoriam)

Gjethet e zverdhura të vjeshtës së vonuar, i bien mbi arkëmortin që shkon me trupin e tij për në banesën e fundit. Muzika funebre në sfond të trondit dhe të kujton se jemi duke i thënë përfundimisht Lamtumirë, Kasemit, mikut tonë të çdo kohe.

Por, po dërgohet atje në banesën e fundit vec trupi i tij, si fizik. Shpirti i tij endet mes kujtimesh, intervistash, statusesh në rrjetet sociale, apo dhe atyre që ende nuk e besojnë dhe nuk kanë fjalë ti thonë, sepse, as nuk duan ta besojnë se Kasem Hysenbelliu nuk është më.

Kush e njohu dhe nuk tha: Cfarë fatkeqësie…Virusi po merr më të mirët.

Po, Kasemi ishte një ndër më të mirët. Gjithe kohën për sa e njoha ka mbajtur detyrën e drejtorit, administratorit, pronarit, por vetëm në një rast e shfrytëzonte këtë titull e pozitë që mbante: atëherë kur fuste dorën në arkat e cdo kompanie dhe dorëshpuar si ai, shpërblente gazetarët, ata të thjeshtët, që në shi e në diell, në borë a në përmbytje, në protestë apo në fatkeqësi, ishin të parët që rrinin me orë të tëra për të sjellë lajmin e fundit.

*E PLOTË

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011803865432739
array(1) { ["section"]=> string(54) "kasemi-ishte-njeri-nga-ne-na-mungon-te-gjitheve-230424" }