Kastro tregon ditët “me tre femra bukuroshe” si dhe familjen greke që e mirëpriti kur nuk gjeti hotel

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:53 11-08-2015 Kastro tregon ditët “me tre femra bukuroshe” si dhe familjen greke që e mirëpriti kur nuk gjeti hotel

Kastro tregon se para disa ditësh është gjendur në Himarë, Jalë dhe Divjakë, që ai i quan si “tre femra bukuroshe të bregdetit tonë”  duke treguar gjithçfarë ka parë e jetuar, çmimet, cilësinë e ushqimit.

Për Jalën, Kastro thotë se është e ndarë në dy pjesë : “Çunat që shesin pak mall ose babi i tyre shet ose vjedh pak nga gjaku jonë kudo ku punon dhe kanë makina të bukura duke marrë me vete "pjeshkat" që kanë uri!(sa fjali e gjatë!) uri për të rene në sy, brekë-grisur që nxjerrin foto me peshqit më të shtrenjtë dhe në shtëpi "plas" gjiza e skuqme! Dhe në anën tjetër të Jales ku fare lehtë dhe mirë mund të gjesh kampet më të gjitha kushtet për nje rini normale me ato pak lekë në xhep për të "vezulluar" disa ditë pushimi”. Kastro rrëfen në fund edhe për një familje greke që i ka hapur derën duke e mirëpritur, pasi ai nuk gjeti dot hotel.

Rrëfimi i plotë i Kastros

Para pak ditësh fare rastësisht përfundova në Himarë, Jalë dhe Divjakë. Të tre-ja "femra" bukuroshe të bregdetit tonë. Përveçse pashë gati një mbipopullim nga turistët, pashë gjithashtu edhe një super mikëpritje. Pashë një sherbim shumë të mirë...dhe çfarë është më e rendësishmja nuk pashë ndonjë cmim të pa llogjikshem. Cdokush që ka një punë me një rrogë mesatare mund tja lejoj vetes disa ditë pushime "poshtë"...të qëndrosh në një dhomë normale me 3500 leke nuk më ngjan shumë me një pamje që kushton miljona dollarë sapo hap sytë në mëngjes. Të hash një mengjes shumë të bollshëm me vetëm 150 leke nuk më ngjan shumë kur nëpër "gërxhat" dhe llumrat e Tiranës me aq lekë mund të pish nja 2 kok'tejl diku nga zona e "pjeshkave"! "Çudia" vazhdon me vështirësinë që hasa për të gjetur një dhomë hoteli sepse ishte cdo gjë e zënë! Por prapë ka zgjidhje. Dikur i kisha "armikët" me të mëdhenj...sot, hapën derën e shtëpisë modeste dhe me mikepritën me ç’të kishin...mbi të gjitha me zemren e pastër. Greket, fqinjët tanë...Sava një djalë që rrallë e gjen edhe në metropolet më të medha. Vazhdoj duke shkuar në "Jali"...ahh Jali!...Ai vend që është ndarë në dy pjesë: Çunat që shesin pak mall ose babi i tyre shet ose vjedh pak nga gjaku jonë kudo ku punon dhe kanë makina të bukura duke marrë me vete "pjeshkat" që kanë uri!(sa fjali e gjatë!) uri për të rene në sy, brekë-grisur që nxjerrin foto me peshqit më të shtrenjtë dhe në shtëpi "plas" gjiza e skuqme! Dhe në anën tjetër të Jales ku fare lehtë dhe mirë mund të gjesh kampet më të gjitha kushtet për nje rini normale me ato pak lekë në xhep për të "vezulluar" disa ditë pushimi.

Për Divjakën nuk dua të zgjatem se është një perlë që është harruar megjithse pashë që po investohej. Divjaka gjithmonë ka qenë me këmbë në tokë në raportin shërbim-para-cilësi. Mikëpritja pastaj i thyen të gjitha rregullat duke të "rrahur" me të! Kshuuu....kaq kisha te pylli me pisha...dite të mbarë.

P.s e kam me ato faturat që postohen çdo ditë për çmimë të larta. Secili le të pushojë në varësi të xhepit të vet”, përfundon Kastro rrëfimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031694889068604
array(1) { ["section"]=> string(105) "kastro-tregon-ditet-me-tre-femra-bukuroshe-si-dhe-familjen-greke-qe-e-mirepriti-kur-nuk-gjeti-hotel-18186" }