Këngëtari i njohur Kastro Zizo para pak ditësh përhapi lajmin se do të fejohej.
Ai shpërnndau për të gjithë miqtë e tij ftesat e ceremonisë duke i njoftuar për orën dhe vendin. Por kjo e gjitha rezultoi të ishte një rreng, pasi asnjë fejesë nuk po ndodhte.
Kjo mesa duket i ka indinjuar së tepërmi miqtë e Kastros, të cilët shkuan në vendin ku do të bëhej fejesa dhe nuk gjetën askënd.
Ditën e sotme Kastro ka bërë një sqarim lidhur me gjithë këtë histori. “Miq,what’s app-i im ka qenë i hakuar. Ndjesë për zhurmën. As jam fejuar, as ne plan se kam. Flm dhe ndjesë sërish.”
Këtë ka shkruar këngëtari në një postim në rrjetin socjal Instagram. Mesa duket Kastro e ka shumë seriozisht me thashethemet që qarkullojnë rreth tij kështu që më në fund ka vendosur pikat mbi I.