Katastrofa ekologjike: 229,000 ton plastikë hidhen çdo vit në Detin Mesdhe, ja ndotësit më të mëdhenj dhe ku renditet Shqipëria

Publikuar tek: bota, më 11:55 27-10-2020 Katastrofa ekologjike: 229,000 ton plastikë hidhen çdo vit në Detin Mesdhe, ja ndotësit më të mëdhenj dhe ku renditet Shqipëria Ndotje në det

Rreth 229,000 ton plastikë hidhen çdo vit në detin Mesdhe, shifër që rrezikon të dyfishohet deri në 2040-ën, nëse nuk merren masa.

Ky është përfundimi i Mare Plasticum: Raporti Mesdhetar, i përgatitur nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), bazuar në studimet në terren dhe monitorimin e shkarkimeve nga 33 vende.

Përfundimi i frikshëm është se 1 milion ton plastikë është grumbulluar tashmë në Mesdhe. Studimi thotë se plastika, sapo mbërrin në Mesdhe depozitohet kryesisht në sedimente në formën e mikroplastikës, grimca më të vogla se 5 milimetra.

Egjipti është kontribuesi më i madh në këtë ndotje me 74,000 ton në vit, e ndjekur nga Italia me 34,000 ton dhe Turqia me 24,000.

Ndërsa për sa i përket hedhjeve të plastikës në det “për frymë”, vendin e parë e mban Mali i Zi me 8 kilogram për person në vit, e ndejkur nga Shqipëria dhe Bosnja me nga 3 kilogram.

Pluhuri i gomave është kontribuesi më i madh i kësaj ndotje me 53%, tekstilet 33% produktet kozmetike 12%.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Grupet e krimit të organizuar duan të më vrasin’, kryebashkiakja e kryeqytetit europian bën deklaratën tronditëse
»
Article Logic
Execution time: 0.013678789138794
array(1) { ["section"]=> string(132) "katastrofa-ekologjike-229-000-ton-plastike-hidhen-cdo-vit-ne-detin-mesdhe-ja-ndotesit-me-te-medhenj-dhe-ku-renditet-shqiperia-225333" }