Nisin hetimet për latastrofën ekologjike në Liqenin e Fierzës ku u gjetën tonelata të peshkut Gjucë, të ngordhur.
Inspektoriati i Peshkimit në Kukës përjashton mundësinë që të jetë përdorur lëndë kimike ose plasëse në liqen ndërsa ka nisur menjëherë hetimet për përgjegjësit..
Sipas inspektoriatit, bdyshohet se peshku është marrë përmes rrjetave të peshkimit në mënyrë të paligjshme nga peshkatarë me qëllim tregtimin, por është rihedhur në liqen i ngordhur, nga të njëjtët persona, pasi nuk kanë mundur ta shesin atë.
Pesë mostra të peshkut dhe të ujit, shkruan Balkanweb, janë dërguar në laboratorin e Institutit të kërkimeve Veterinare në Tiranë për tiu nënshtruar analizave të plota që do të të nxjerrin zyrtarisht shkakun e ngordhjes se peshkut, të llojit Gjucë.
Pavarësisht nisjes së hetimeve policia në terren nuk gjetur asnjë element tjetër që mund të përdoret si provë për këtë çështje, të cilën ekspertët e cilësojnë si dëmi më i madh ekologjik që i është bërë Liqenit të Fierzës ndonjëherë.