Katastrofë ekologjike, ngordh 90% e midhjes në Liqenin e Butrintit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 04-08-2015 Katastrofë ekologjike, ngordh 90% e midhjes në Liqenin e Butrintit

Rreth 90% e midhjes të kultivuar në Liqenin e Burtintit ka ngordhur duke rezultuar në një katastrofë të vërtetë ekologjike dhe ekonomike për kultivuesit.

Shkak mendohet se është bërë temperatura e lartë e ujit të liqenit, e cila pas matjeve ka rezultuar të ishte 38-39 gradë celcius ndërkohë që temperatura e ujit për kultivimin e midhjes duhet të jetë rreth 28 gradë celcius.

I dërguari i Ministrisë së Ardian Xinxo tha se është kërkuar një vend emergjent për transferimin e tyre, por që nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Sipas ekspertëve shkak i këtij fenomeni dyshohet të jetë bërë bllokimi i rrjedhës së ujit të lumit Bistricë. Ata kanë kërkuar pajisje që do të bënin të mundur lëvizjen e rrymave të ujit në liqen, por edhe pajisjet nuk kanë mbërritur kurrë.

Xinxo ka thënë se një grup i posaçëm do të merret me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo katastrofë. Liqeni i Butrintit, i cili ka një sistem të veçantë ekologjik, pasi furnizohet me ujin e detit dhe ujin e lumit të Bistricës, tashmë rrezikon të kthehet në një kënetë, nëse nuk merren masat e duhura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja e biznesmenit: Punonjësja jonë s’kishte ku t’i gjente 100 mijë euro. Më ngjan si film
100 mijë euro të zhdukura, familjarët e Bujana Bushit takojnë Presidentin Nishani »
Article Logic
Execution time: 0.0093979835510254
array(1) { ["section"]=> string(70) "katastrofe-ekologjike-ngordh-90-e-midhjes-ne-liqenin-e-butrintit-17694" }