Katastrofë humanitare në veri, Haradinaj: Skenar mashtrues i Serbisë

Publikuar tek: rajon, më 13:06 26-06-2019 Katastrofë humanitare në veri, Haradinaj: Skenar mashtrues i Serbisë

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj improvizimit të katastriofës humanitare nga serbët në komunat e veriut. Qytetarët shprehen se kanë mbetur pa ilaçe e gjëra të tjera elementare për jetesë.

Mirëpo, Haradinaj këto i ka quajtur si skenarë mashtrues të Serbisë, duke thënë se Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga misioni për respektimin dhe shtrirjen e ligjit në atë pjesë.

Kreu i Qeverisë ka kujtuar edhe veprimet e institucioneve të Kosovës të ndërmarra më herët, për ndalimin e kontrabandës që bëhet në veri të Kosovës.

Sipas tij përveç kësaj, Kosova ka kontroll të plotë edhe në vijën e gjelbër në veri, pjesë kjo që e kufizon Republikën e Kosovës me Serbinë.

“Institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë. Asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë zonën e rripit të gjelbër në veri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë.”,  ka shkruar Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021826028823853
array(1) { ["section"]=> string(73) "katastrofe-humanitare-ne-veri-haradinaj-skenar-mashtrues-i-serbise-169822" }