‘Katastrofë natyrore’, uragani ‘Dorian’ shkatërron aeroportin, i kthen avionët në ‘lodra’ (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 12:53 05-09-2019 ‘Katastrofë natyrore’, uragani ‘Dorian’ shkatërron aeroportin, i kthen avionët në ‘lodra’ (VIDEO) Pamje nga njëri prej terminaleve të shkatërruara në Aeroportin e Bahamasit nga uragani ''Dorian''

Aeroporti Kombëtar i Bahamasit thuajse është shkatërruar totalisht nga uragani i fuqishëm ‘’Dorian’’.

Korrespondenti i ‘’CNN’’ Patrick Oppmann raportoi se aeroporti i ngjan ‘’një katastrafoe totale’’ teksa uragani i dhunshëm ka shkatërruar disa terminale dhe aeroplane duke i bërë të duken si ''lodra të prishura''.

Në vazhdim të raportimit të tij, ai shton se është e pamundur për çdo avion të stacionohet në këtë aeroport dhe ishulli nuk ka marrë ndihmë nga jashtë. Në qiellin e Bahamasit shihen helikopterë të ushtrisë amerikane që po monitorojnë situatën.

Uragani ‘’Dorian’’ ka shkaktuar vdekjen e 20 vetave si dhe paralizuar transportin rrugor e ajror si dhe furnizimin me energji elektrike për mbi 100 mijë banorë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010617017745972
array(1) { ["section"]=> string(94) "katastrofe-natyrore-uragani-dorian-shkaterron-aeroportin-i-kthen-avionet-ne-lodra-video-177402" }