“Katastrofë në masivet pyjore”, 7 deputetë të opozitës kërkojnë shpjegime nga Blendi Klosi

Publikuar tek: politike, më 17:37 29-01-2020 “Katastrofë në masivet pyjore”, 7 deputetë të opozitës kërkojnë shpjegime nga Blendi Klosi

Shtatë deputetë të opozitës kanë kërkuar interpelancë me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, lidhur me dëmet e mëdha në ekosistemin pyjor për shkak të “procesionares”.

Deputetët shprehen se sëmundja e procesionares ka shkatërruar sipërfaqe të mëdha me pemë halore në Kolonjë, Korçë, Pukë, Mirditë dhe Peshkopi, duke dëmtuar rëndë ekosistemin pyjor, e për rrjedhojë turizmin në këto zona.

Kërkesa drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi është firmosur nga deputetët Vasil Sterjovski, Nikolin Staka, Zef Shtjefni, Majlinda Halilaj, Ediola Braha dhe Kujtim Gjuzi dhe Ligoraq Karamelo.

dfgsdfgege4h3eh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070359706878662
array(1) { ["section"]=> string(94) "katastrofe-ne-masivet-pyjore-7-deputete-te-opozites-kerkojne-shpjegime-nga-blendi-klosi-193513" }