Katedralja 856 vjeçare u përfshi nga flakët, por ky burrë ishte i vetmi që s’lëvizi nga vendi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:20 20-04-2019 Katedralja 856 vjeçare u përfshi nga flakët, por ky burrë ishte i vetmi që s’lëvizi nga vendi

Shkruan Ylli Demneri:

 

E shoh aty prej muajsh, të ulur mbi trotuar, të palarë, të rrethuar nga një grumbull i madh thasësh të zinj plastmase - shtëpia e tij. Aty, përballë Notre-Dame de Paris. Por larg turistëve.

Gjithë kohës me mëngët e përveshura, duke thërrmuar copat e bukëve të thara që ua hedh pëllumbave. Nuk i vështron. Ata vijnë e mblidhen rreth tij. Po ashtu e pashë edhe atë ditë kur katedrales 856 vjeçare, katedrales më të njohur në botë, asaj përballë tij, i ra zjarri duke bërë shkrumb e hi një pjesë të bukurisë, kulturës e historisë së Parisit e madje të Njerëzimit.

Nuk lëvizi, as flakët që ngriheshin në qiell nuk i pa teksa i gjithë planeti i kishte sytë aty. Vazhdoi të shkërmoqte bukën për pëllumbat.
Edhe ai do ketë provuar zjarrin që ka rënë brenda vetes, duke i djegur ato fije të domosdoshme të përballimit të jetës, por askush s’do t’ia ketë hedhur sytë.

Se zjarret dhe rrënimet e brendshme nuk shihen. Kur të ketë ndodhur ajo hata? Askush nuk do ta marrë vesh. Është një  ‘i djegur’. S’e kam parë kurrë të flasë me njeri; madje, as me pëllumbat që duhet të jenë të lumtur rreth tij.

57541745_1919962808108084_3886897453865107456_n.jpg

57303463_1919962691441429_7488604818668257280_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.39466285705566
array(1) { ["section"]=> string(99) "katedralja-856-vjecare-u-perfshi-nga-flaket-por-ky-burre-ishte-i-vetmi-qe-s-levizi-nga-vendi-161146" }