Katedralja e Notre-Dame në flakë, reagon Macron dhe Trump: E tmerrshme

Publikuar tek: bota, më 20:32 15-04-2019 Katedralja e Notre-Dame në flakë, reagon Macron dhe Trump: E tmerrshme

Zjarri i fuqishëm në katedralen e Notre-Dame në Paris ka sjellë reagimin e menjëhershëm të lidervë francezë dhe të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Një zyrtar i Pallatit të Elisesë tha se presidenti francez Emmanuele Macron ka anuluar fjalimin e tij dhe është nisur për të shkuar te Katedralja, ndërkohë që vetë presidenti shprehet i trishtuar.

'Katedralja e Notre-Dame në Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Frymëzimi për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar që po e shohim duke u djegur', shkruan Macron në Twitter.

Gjithashtu edhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo është mobilizuar për këtë ngjarje të rëndë.

'Një zjarr i tmerrshëm është ka rënë në katedralen Notre-Dame në Paris. Të gjitha zjarrfikëset janë duke u përpjekur për të vënë nën kontroll flakët. Ne jemi të mobilizuar në vend në lidhje të ngushtë me @ dioceseParis . Unë ftoj të gjithë që të respektojnë perimetrin e sigurisë', shprehet kryebashkiakja e Parisit.

Ndërkohë Trump thotë se duhet vepruar sa më shpejt për shuarjen e flakëve.

'E tmerrshme të shohësh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta avionët mund të përdoren për ta shuar zjarrin. Duhet të veprojnë shpejt!', sugjeron Trump.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085248947143555
array(1) { ["section"]=> string(75) "katedralja-e-notre-dame-ne-flake-reagon-macron-dhe-trump-e-tmerrshme-160553" }