Kategoria e re e filmave, Oscar shtyn planet

Publikuar tek: bota, më 12:40 07-09-2018 Kategoria e re e filmave, Oscar shtyn planet

Organizatorët e Oscar-ëve kanë njoftuar se kanë shtyrë planet për të prezantuar një kategori të re të filmave në ceremoninë e tyre vjetore të dhënies së çmimeve.

Çmimi, i cili njihte filmat popullor nga audienca dhe jo kritikët, u njoftua vetëm muajin e kaluar.

Në një deklaratë, drejtori ekzekutiv i Akademisë tha se kishte "pranuar nevojën për diskutim të mëtejshëm" me anëtarët e saj në lidhje me propozimin e parë.

Kategoria ishte vendosur të futej në 91-vjetorin e Oscar në shkurt 2019.

"Akademia ka pranuar se zbatimi i çdo çmimi të ri nëntë muaj në vit krijon sfida për filmat që tashmë janë publikuar,"-thuhej në deklaratë.

Gjithashtu raportohej se bordi i guvernatorëve të Oscar do të vazhdojë të diskutojë çështjen dhe do të shqyrtojë e të kërkojë të dhëna shtesë lidhur me këtë kategori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011600017547607
array(1) { ["section"]=> string(50) "kategoria-e-re-e-filmave-oscar-shtyn-planet-133516" }