KATEGORIA SUPERIORE/ Të mëdhenjtë nuk lëshojnë PE! Vllaznia nis shkëputjen, vetëm 'PAQE' në Kukësi-Tirana

Publikuar tek: sport, më 23:58 23-12-2020 KATEGORIA SUPERIORE/ Të mëdhenjtë nuk lëshojnë PE! Vllaznia nis shkëputjen, vetëm 'PAQE' në Kukësi-Tirana Moment nga ndeshja Kukësi-Tirana

Vllaznia mbetet në krye të Kategorisë Superiore.  

Shkodranët fituan me shifrat 1-0 takimin e javës së 10-të përballë Apolonisë në transfertë, duke mbetur në krye të tabelës së klasifikimit me 22 pikë. Goli i vetëm ndaj fierakëve u shënua në fundin e pjesës së parë nga Ardit Hoxhaj.

Kryesfida e kësaj jave të zhvilluar gjatë ditës së sotme mes Kukësit dhe Tiranës nuk prodhoi fitues, pasi në stadiumin "Elbasan Arena", dy skuadrat ndanë pikët pas barazimit 0-0. Takim që prodhoi dhe diskutime të mëdha, pasi verilindorët shënuan me anë të Eze, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Nga ana tjetër, bardheblutë ishin të fituarit e kësaj përballje, pasi luajtën kryesisht me futbollistë të ekipit të të rinjve. Pas 10 javësh, Kukësi mban vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Tirana mbetet e 6-ta me 14 pikë.

Partizani mori një fitore të vuajtur 2-0 në fund përballë Kastriotit falë golave të Carës dhe Jasir Asanit. Të kuqtë rikthehen tek fitorja pas 4 takimesh, duke u ngjitur kështu në vendin e 3-të me 16 pikë. Ndërkaq, krutanët gjenden të 7-ët me 13 pikë.

Skënderbeu tregoi dhe njëherë se nuk është skuadra e dikurshme, me korçarët që shënuan humbjen e 6 në 10 javë. Djemtë e Julian Ahmataj u mposhtën 3-1 nga Teuta në shtëpi, duke u stampuar në vendin e 9-të të klasifikimit. Ndërsa durrsakët gjenden të katërit me 16 pikë.

Në takimin tjetër, Laçi nuk la vend për surpriza, pasi mposhti pastër 2-0 Bylisin. Xhixha dhe Lushkja autorët e golave për kurbinasit, që së bashku me Teutën bëjnë 2 fitore radhazi dhe kur kanë mbetur edhe 2 takime për tu luajtur deri në fundin e vitit numërojnë 14 pikë në vendin e 5-të.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spektakël dhe emocione në Seria A, Liverpool merr kreun, Barcelona ‘zbret’ nga froni Real Sociedad
»
Article Logic
Execution time: 0.01270580291748
array(1) { ["section"]=> string(107) "kategoria-superiore-te-medhenjte-nuk-leshojne-pe-vllaznia-nis-shkeputjen-vetem-paqe-ne-kukesi-tirana-232504" }