KATEGORIA SUPERIORE/ Teuta dhe Partizani ndajnë pikët dhe i japin assist Vllaznisë, Tirana në krizë të thellë

Publikuar tek: sport, më 19:06 25-01-2021 KATEGORIA SUPERIORE/ Teuta dhe Partizani ndajnë pikët dhe i japin assist Vllaznisë, Tirana në krizë të thellë

Ka përfunduar java e 16-të e Kategorisë Superiore, me Vllazninë që e sheh veten në vendin e parë të shkëputur me 9 pikë nga Partizani dhe Teuta.

Kjo javë ka sjellë edhe ndryshime në stolat e Tiranës dhe Kukësit, me kryeqytetasit që kanë ndërprerë marrëdhëniet me Nevil Deden, ndërsa kuksianët zyrtarizojnë në stol Mirel Josën.

Ndeshjet:

Tirana -  Laçi: Ka qenë një “rrufe në qiell të hapur” largimi i teknikut Nevil Dede nga pankina e kampionëve vetëm pak minuta para sfidës kundër Laçit. Largimi i trajnerit duket se ndikoi edhe te loja e Tiranës, që u mpsohtën me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm u shënua nga Mentor Mazrekaj në minutën e 72 pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi. Një humbje që e fut në krizë Tiranën, pasi objektivi “titull” tashmë venitet edhe më shumë, me Vllazninë që gjendet 16 pikë para kampionëve. Fitore e merituar dhe shumë e vlefshme për Laçin, me verilindorët që gjejnë qetësinë pas humbjes me Apoloninë.

Teuta – Partizani: Një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivin e skuadrave por edhe për vazhdimësinë e kampionatit, pasi ekipi që fitonte do të ngushtonte më shumë diferencën me Vllazninë, pas hapit fals të shkodranëve ditën e djeshme. Por asnjë ekip nuk mundi ta shfrytëzojë këtë mundësi, pasi Teuta dhe Partizani ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 në “Niko Dovana” të Durrësit. Në fillim Asani për miqtë në minutën e 8-të dhe më pas Krasniqi në minutën e 30-të për vendasit vendosën rezultatin e kësaj ndeshje brenda pjesës së parë, ndërkohë që në të dytën Partizani rrezikoi disa herë, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. 10 minutat e fundit Partizani i luajti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Murataj, pork jo nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes. Të dyja e kipet e gjejnë veten në kuotën e 27 pikëve në vndin e dytë dhe të tretë.

Vllaznia – Kastrioti: Në letër një ndeshje e lehtë për Vllazninë, që sivjet po ecën me hap kampioni dhe është favoritja kryesore për të marrë titullin. Por surpriza ka ardhur nga Kastrioti, që me shumë mungesa ka arritur të marrë një pikë shumë të vlefshme në “Loro boriçi”, pas barazimit 0-0 me Vllazninë vendase. Vllaznia mbetet në vendin e parë me 36 pikë, e shkëputur me 9 pikë nga Teuta dhe Partizani, ndërsa Kastrioti mban vendin e 7 me 18 pikë.

Kukësi – Bylis: Kukësi mirëpret me fitore trajnerin e ri Mirel Josa,pasi ditën e djeshme triumfoi me rezultatin 2-1 me Bylis. Ishin miqtë ata që shënuan të parët në minutën e 27 me Stojanovic, por golin e tij e bënë të pavlefshëm rrjetat e Ibraimit dhe Eze. Tashëm kuksianët e shohin veten 4 pikë larg vendit të dytë, ndërsa për Bylis situata është e vështirë, pasi gjenden në zonën e rënies nga kategoria në kuotën e 12 pikëve.

Skënderbeu – Apolonia: Dueli i dy vendeve të fundit përfundoi me rezultatin 1-1, me golat që u shënuan të dy nga pika e penalltisë. Ndeshjen e hapi Meksi në minutën e 50, ndërsa për miqtë barazoi Gjata. Një pikë që nuk u shërben asnjë prej ekipeve, pasi Skënderbeu ndodhet në vendin e fundit të renditjes, ndërsa Apolonia dy vende më sipër me vetëm 1 pikë më shumë.

Renditja e Kategorisë Superiore:

Screenshot_4.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rrufe në qiell të hapur”, dorëhiqet trajneri i Tiranës Nevil Dede
»
Article Logic
Execution time: 0.011381864547729
array(1) { ["section"]=> string(114) "kategoria-superiore-teuta-dhe-partizani-ndajne-piket-dhe-i-japin-assist-vllaznise-tirana-ne-krize-te-thelle-236363" }