KATEGORIA SUPERIORE/ Vllaznia mposht Partizanin dhe ruan kryesimin, por sheh prapa Kukësin e pandalshëm, Tirana bind me lojë dhe rezultat, Teuta abonohet me barazimin

Publikuar tek: sport, më 20:45 13-12-2020 KATEGORIA SUPERIORE/ Vllaznia mposht Partizanin dhe ruan kryesimin, por sheh prapa Kukësin e pandalshëm, Tirana bind me lojë dhe rezultat, Teuta abonohet me barazimin

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së tetë të Kategorisë Superiore, të cilat kanë dhuruar disa rezultate mjaft interesante.

Në orën 13:45 u luajt në stadiumin “Selman Stermasi” ndeshja mes kampionëve të Tiranës dhe Apolonisë, e cila përfundoi me rezultatin e pastër 3-0 në favor të bardhebluve. Të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë dhe kishin si autorë Ismajlgecin, Bathën dhe Muçin. Me këtë fitore Tirana ngjitet në vendin e 4-t në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Apolonia ndodhet në vendi e fundit me 5 pikë.

Në të njëjtën orë u luajt në Ballsh ndeshja mes Bylisit vendas dhe miqve të Kastriotit, ku ballshiotët arritën të merrnin edhe fitoren e parë në këtë kampionat. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, me golat që u shënuan të gjithë në pjesën e parë. Ndreca dhe Mehmetllari shënuan për Bylisin, ndërsa ngushtoi diferencat Devid për krutanët. Tashmë Bylis ngjitet në vendin e 9 në kuotën e 7 pikëve, ndërkohë që kjo ishte humbja e dytë radhazi për Kastriotin, që e gjen veten në vendin e 6 me 10 pikë.

Kryendeshja e javës ishte ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit që u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku vendasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 87 nga Dilaver, që çoi në këmbë stolin shkodran dhe ultrasit që e ndiqnin ndeshjen përreth stadiumit. Vllaznia pozicionohet në vendin e parë me 19 pikë, ndërsa Partizani prej 3 ndeshjesh nuk po gjen dot rrugën e rrjetës, duke rënë në vendin e tretë në kuotën e 12 pikëve.

Në “Elbasan Arena” u zhvillua dueli mes Kukësit dhe Skënderbeut, ndeshje që nuk pati shumë histori, pasi vendasit ishin dukshëm dominues. Me dopietën e Eze dhe golin e Leiria kuksianët mposhtën 3-1 korçarët, ndërkohë që golin për këta të fundit e shënoi Mensah. Vendi i dytë dhe 16 pikë për Kukësin, që tashmë janë bërë të pandalshëm pas 5 fitoreve radhazi, ndërkohë që Skënderbeu në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë do ta ketë të vështirë luftën për mbijetesë në këtë sezon.

Në paqe u ndanë Teuta dhe Laçi pas barazimit 1-1 në “Niko Dovana” të Durrësit, ku vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Bregut, ndërsa laçianët barazuan në fund të pjesës së parë me anë të sulmuesit Nuabueze, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh. Barazimi i 6 radhazi për durrsakët që në fillim të sezonit ishin pretendentë për fitimin e kampionatit, por tashmë e gjejnë veten të bllokuar në mes të tabelës. Vendi i 7 për laçjanët në kuotën e 8 pikëve.

RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE:

Screenshot_15.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SPORTI NË ZI, Ish trajneri i kombëtares SHQIPTARE humb jetën nga Covid-19
Nga festa e golit në qeli, YLLI i futbollit botëror rrezikon 4 vite burg »
Article Logic
Execution time: 0.010156869888306
array(1) { ["section"]=> string(169) "kategoria-superiore-vllaznia-mposht-partizanin-dhe-ruan-kryesimin-por-sheh-prapa-kukesin-e-pandalshem-tirana-bind-me-loje-dhe-rezultat-teuta-abonohet-me-barazimin-231236" }