Katër llojet e personaliteteve të njerëzve të dehur

Publikuar tek: bota, më 17:00 16-07-2015 Katër llojet e personaliteteve të njerëzve të dehur

Çfarë lloj pianeci jeni? Nga Profesor Nutty te Mary Poppins, psikologët kanë analizuar qindra njerëz të dehur dhe i kanë ndarë ata në 4 kategori.

Një gotë të qetëson, por kur pini dy a tre, an ju ndryshon personaliteti? Për psikologët ishte e thjeshtë. Ata i pyetën 200 njerëz me një test personaliteti e më pas iu bënë po të njëjtat pyetje por kur ishin nën efektin e alkoolit. Ja 4 llojet e personaliteteve sipas tyre:

“Hemingway”

Ernest Hemingway dikur ka thënë: “Unë mund të pi sa të dua pa u dehur fare”

Si të tillë “Hemingway-anët” kanë shumë pak rënie intelekti dhe ndërgjegjësimi kur janë të pijshëm. Kjo do të thotë se edhe kur janë të dehur ata konsiderohen ende të besueshëm dhe në gjendje të përpunojnë ide komplekse.

“Mary Poppins”

Mary Popins është miqësore dhe imagjinative. Të dehurit në këtë kategori kanë një dakortësi të lartë si esëll dhe të dehur. Ata pësojnë një ulje të lehtë në intelekt dhe ndërgjegjshmëri kur janë të dehur.

“Mr. Hyde”

Eduard Hyde ishte monstrouz dhe me alter-ego, në romanin e Robert Louis Stevenson. Ky personalitet bëhet më pak i këndshëm, intelektual dhe i ndërgjegjshëm kur është i dehur. Ka shumë gjasa që kjo kategori të arrestohet për shkak të gjullurdive që krijojnë kur janë të dehur.

“Nutty Professor”

Personazhi i luajtur nga Eddie Murphy, një karakter i pasigurtë që transformohet në “njeri të dashur” kur pi ilaçin. Personaliteti i tyre shpërthen kur ata dehen. Intelekti shkon në rënie të lirë por rritet maturia dhe dashuria për të tjerët. Janë gati të tregojnë ndjenjat e tyre të vërteta kur janë të dehur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011872053146362
array(1) { ["section"]=> string(57) "kater-llojet-e-personaliteteve-te-njerezve-te-dehur-16348" }