Katër mësues të infektuar me Covid-19, mbyllet shkolla 9-vjeçare në Kavajë, nis mësimi online

Publikuar tek: aktualitet, më 13:25 27-10-2020 Katër mësues të infektuar me Covid-19, mbyllet shkolla 9-vjeçare në Kavajë, nis mësimi online Foto ilustruese

Katër mësues të shkollës 9-vjeçare në Blerimaj të Kavajës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bëhet me dije se katër mësuesit e prekur me Covid, janë kontakte të dy mësuesve, të cilët pak ditë më parë kishin rezultuan pozitivë me Covid-19.

Rastet pozitive ka bërë që shkolla të mbyllet dhe të fillojë mësimi online për 40 nxënësit e saj.

Fatmirësisht deri më tani asnjë nga nxënësit nuk ka rezultuar pozitiv.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 480 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 19,445.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kodi Zgjedhor në Venecia, Komisioni Europian: Vendimi u takon palëve në Shqipëri, presim që t’i merrni në konsideratë udhëzimet
Shfrytëzoi 32 vjeçaren për prostitucion jashtë shtetit, përfundon në pranga i riu nga Berati »
Article Logic
Execution time: 0.011610984802246
array(1) { ["section"]=> string(100) "kater-me-sues-te-infektuar-me-covid-19-mbyllet-shkolla-9-vjec-are-ne-kavaje-nis-mesimi-online-225349" }