Katër raste të reja me koronavirus në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 20:45 31-03-2020 Katër raste të reja me koronavirus në Kosovë

Identifikohen edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 112.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) +prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë.

Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011276006698608
array(1) { ["section"]=> string(51) "kater-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove-200836" }