Katrahurë në Shkodër, shqyhen pllaka, rrëzohen pemët dhe bien mbi makina (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:14 26-09-2020 Katrahurë në Shkodër, shqyhen pllaka, rrëzohen pemët dhe bien mbi makina (FOTO) Pamje nga Shkodra

Qyteti i Shkodrës është përfshirë gjatë natës nga rreshje të dendura shiu dhe një stuhi të forta, të cilat siç shihet nga pamjet e mëposhtme, kanë shkaktuar dëme materiale të shumta.

Nga stuhia dhe erërat e forta, janë rrëzuar disa pemë shekullore në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, duke bllokuar lëvizjen por dhe duke shkatërruar trotuaret dhe makinat. Shumë qytetarë që kishin parkuar makinat krah rrugës, kur janë zgjuar në mëngjes i kanë gjetur ato të shkatërruara dhe të shtypura nga pemët.

Dëmet janë të mëdha, ndërsa ekipet e Bashkisë kanë dalë në terren për të hequr pemët dhe zhbllokuar lëvizjen. Gjithashtu, situata është paraqitur problematike edhe në disa qytete të tjera të vendit. Kryesisht në Kukës, Lezhë, Bulqizë dhe Gjirokastër.

Pamje nga Shkodra:
120202328_360528965075524_5773464224487068894_n_copy.jpg
120201275_623416641877086_5196962244399872396_n.jpg
120216833_334358360954633_3724307583509463450_n.jpg
120311984_398677878197556_1135235857099186926_n.jpg
120198514_339104424176946_5726480031385314313_n.jpg
120259040_697166824222489_8724829928063777362_n.jpg
120259042_1166198907115008_8879394915945264284_n.jpg
120181465_3396597553732539_1002962713074323778_n.jpg
120200141_269484824103260_6406218809737118551_n.jpg
120219637_416780142640393_3465282027939289286_n.jpg
120157346_659956968270336_5955716518819973118_n.jpg
120238458_803379147102681_7801258435644437878_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015393018722534
array(1) { ["section"]=> string(82) "katrahure-ne-shkoder-shqyhen-pllaka-rrezohen-pemet-dhe-bien-mbi-makina-foto-221711" }