Gjendet një person i mbytur në det, pranë zonës së Spillesë në Kavajë. Personi, i cili dyshohet se i përket seksit mashkull u pikas nga peshkatarët gjatë ditës së sotme.
Sipas të dhënave paraprake, trupi i pajetë u gjet 10 milje larg kepit të Selitës nga një anije peshkimi në det. Ende nuk ka të dhëna të tjera lidhur me këtë ngjarje, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Një ditë më parë, në Sazan të Vlorë u gjet edhe një tjetër kufomë e dekompozuar, pasi ra në rrjetat e peshkatarëve. Kufoma u identifikua disa orë më vonë, si 60-vjeçari Numan Laze.