Kazakistan/ Rrëzohet avioni, 15 të vdekur, mes tyre 6 fëmijë

Publikuar tek: bota, më 15:16 27-12-2019 Kazakistan/ Rrëzohet avioni, 15 të vdekur, mes tyre 6 fëmijë

 Avioni i kompanisë Bek Air i cili kishte 100 persona në bord është rrëzuar në Kazakistan.

 

Aksidenti airor i mori jetën 15 personave ku mes tyre u gjetën dhe 6 femijë. Avioni ishte  nisur nga qyteti i madh i Almaty drejt kryeqëndres Nursultan. Ai ka humbur kontrollin pak pas ngritjes e më pas është përplasur me një strukturë betoni duke goditur kështu ndërtesën dykatëshe.

Nga të dhënat mësohet se mjeti i përfshirë në këtë incident, Fokker-100, kishte gati 24 vite në përdorim dhe se kompania e cila e ka prodhuar kishte falimentuar ne 1996, duke bërë që prodhimi i aeroploanëve të tillë të ndalohet një vit më vonë.

Ndërkohë Komiteti shteteror në Kazikistan ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha fluturimet me këtë lloj aeroplani derisa e gjithë ngjarja të zbardhet dhe hetimet të kenë përfunduar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010977029800415
array(1) { ["section"]=> string(64) "kazakistan-rrezohet-avioni-15-te-vdekur-mes-tyre-6-femije-190519" }