Kazinotë në qendër të Tiranës, Kadia: Moment i papërshtatshëm, varfëria i çon njerëzit drejt vesit

Publikuar tek: ekonomi, më 10:50 10-09-2020 Kazinotë në qendër të Tiranës, Kadia: Moment i papërshtatshëm, varfëria i çon njerëzit drejt vesit

Vendimi i qeverisë për t’i risjellë kazinotë në qendër të Tiranës, ku vitet e fundit janë ndërtuar hotele të reja e ndërtesa shumëkatëshe, ka të bëjë me faktin se kjo zonë është duke u menduar si një zonë ekonomike.

Kështu u shpreh për Euronews Albania Besart Kadia, drejtori ekzekutiv i Fondacioni për Liri Ekonomike.

Sipas tij, ky vendim është i gabuar për faktin se zona e qendrës së Tiranës e ka formësuar tashmë profilin e saj si një zonë e populluar dhe e zhvilluar ekonomike, ndaj do të ishte mirë që kazinotë të zhvendosshin në periferi apo në një zonë tjetër për t’i dhënë zhvillim ekonomik edhe asaj zone.

Rikthimi i kazinove në këtë moment krize ekonomike dhe varfërie në vend konsiderohet i gabuar prej tij edhe për faktin se mund ta rëndojë më tej plagën sociale të vesit për të cilin kryeministri vendosi 2 vjet më parë të mbyllte lojërat e fatit.

“Lojëra e fatit janë instrumente të shoqërive të varfra. Ky vendim mund ta çorientojë ekonominë shqiptare dhe vjen në një periudhë jo të përshtatshme. Vjen në një kohë me krizën ekonomike dhe e kombinuar me varfërinë do bëjë që njerëzit të lënë edhe paratë e fundit në lojërat e fatit”, tha z. Kadia.

Ai e cilësoi të padrejtë dhe të gabuar vendimin e qeverisë 2 vite më parë për të mbyllur papritur dhe në menyrë të njëanshme lojërat e fatit, çka sipas z. Kadia çoi në shkatërrimin e një industrie të tërë.

“Mendoj se që nga fillimi ka qenë i gabuar vendimi i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit me një vendim të njëanshëm që çorientoi një industri të tërë.

Lojërat e fatit janë përdorur edhe nga grupe kriminale për të pastruar paratë, por nuk mund të shkatërrohet një industri e tërë, e cila siç u mbyll në të ardhmen mund të rikthehet po aq fuqishëm”, shprehet z. Kadia, teksa shton se mënyra se si u mbyllën ishte sikur u bë për t’u rikthyer që të vihen në shërbim të atyre që japin licencat.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012698173522949
array(1) { ["section"]=> string(102) "kazinote-ne-qender-te-tiranes-kadia-moment-i-papershtatshem-varferia-i-con-njerezit-drejt-vesit-219901" }