'Ke deklaruar 2 mijë euro pasuri', studenti vë në siklet Ramën: Po shtëpia në Surrel?

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 19-12-2018 'Ke deklaruar 2 mijë euro pasuri', studenti vë në siklet Ramën: Po shtëpia në Surrel?

Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët në Universitetin e Vlorës është shoqëruar edhe me debate të vogla.

Një nga studentët e ka vënë në vështirësi Ramën pasi i ka kujtuar kryeministrit pasurinë e deklaruar prej vetëm 2 mijë eurosh, por më pas i ka kujtuar edhe shtëpinë në Surrel.

‘Ti ke deklaruar vetëm 2 mijë Euro pasuri, po shtëpinë në Surrel si e ke bërë?’,ishte pyetja e studentit për Ramën.

‘Unë asnjëherë nuk kam deklaruar 2 mijë euro. Këto janë shpifje, ti ke dëgjuar Saliun dhe të tjerët. Asnjëherë nuk kam deklaruar 2 mijë euro, është gënjeshtër.

Unë kam qenë emigrant dhe kam bërë sakrifica. Shtëpia ime, jo vetëm që është e deklaruar në çdo detaj, por taksat i kam paguar. Çdo gjë është publike. Mos u bëj si Saliu, se ne këtu në Vlorë i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, por mos e tepro, për veten tënde.

Mos e tepro, për veten tënde, jo për mua, do takohemi prap bashkë më vonë, për mirë e jo për keq’, u shpreh Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026169061660767
array(1) { ["section"]=> string(87) "ke-deklaruar-2-mije-euro-pasuri-studenti-ve-ne-siklet-ramen-po-shtepia-ne-surrel-145727" }