Kë do të votoje sot? Del SONDAZHI i kompanisë italiane për zgjedhjet: PS dhe PD me rritje të lehtë, LSI merr tatëpjetën (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:21 27-01-2021 Kë do të votoje sot? Del SONDAZHI i kompanisë italiane për zgjedhjet: PS dhe PD me rritje të lehtë, LSI merr tatëpjetën (FOTO) Fotomontazh

Është publikuar në Report tv sondazhi i Institutit italian Piepoli për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

Të anketuarëve iu është bërë pyetja, se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Sipas statistikave PS kryeson me 48-52%, me një rritje të lehtë nga viti 2017 ku ka pasur 48.24%.

Ndërkohë PD ka një rritje të lehtë nga 2017, por jo premtuese, nga 28.7% në 31-35%. Ajo që vihet re është rënia drastike e LSI-së, që nga 14.28% në 2017 ka shkuar në 4-8%.

Ky sondazh tregon se duhet të kapen shifrat maksimale të opozitës së bashkuar për të kaluar PS, në të kundërt maxhoranca do të marrë dhe një mandat të tretë, pasi dhe PDIU me PR kanë rënie të elektoratit, gjithmonë bazuar tek sondazhi i Piepolit.

Screenshot_30.jpg

Lexo edhe: Del sondazhi për votuesit e Tiranës, ja si do të ndaheshin deputetët mes PS, PD dhe LSI nëse zgjedhjet bëhen sot

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A ka hyrë në Shqipëri varianti i ri i Covid? Bino tregon qytetin ku janë hasur 2 raste: Ka shenja që s’është i njëjti virus si më parë, por...
Infektimi i Piperos krijon polemika, më në fund Brataj tregon: Vaksina na mbron pas... »
Article Logic
Execution time: 0.012150049209595
array(1) { ["section"]=> string(128) "ke-do-te-votoje-sot-del-sondazhi-i-kompanise-italiane-per-zgjedhjet-ps-dhe-pd-me-rritje-te-lehte-lsi-merr-tatepjeten-foto-236667" }