Komisioni Europian ka dhënë konkluzionet e dialogut të nivelit të lartë me vendin tonë. KE ka përshëndetur vendosmërinë në luftën kundër korrupsionit.
KE ka cilësuar si të rëndësishme gjithëpërfshirjen dhe bashkëpunimin midis institucioneve sa i përket reformës në drejtësi. Në kuadër të reformës në drejtësi KE shprehet se është nën këshillim e Komitetit të Venecias. Sa i përket administratës publike, KE i jep përparësi zbatimit të ligjit për shërbimin civil.
KE nuk ka lënë pa përmendur edhe punën konstruktive në parlament. Në përfundim KE shprehet, “Sfidat e së ardhmes kërkojnë përpjekje për integrim. Ne do të vijojmë me ndihmën dhe monitorimin tonë”.