Kë lider botëror zgjodhi Obama për ta telefonuar për herë të fundit si president dhe një mesazh për Trump

Publikuar tek: bota, më 16:47 20-01-2017 Kë lider botëror zgjodhi Obama për ta telefonuar për herë të fundit si president dhe një mesazh për Trump

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama dhe zonja e parë, Michelle Obama telefonuan dje në mbrëmje kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer për t’i falënderuar për miqësinë e tyre.

“Kjo ishte telefonata e fundit e Obamës si president me një udhëheqës të huaj teksa përgatitet të largohet nga posti”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti dhe kancelarja ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë mes Uashingtonit dhe Berlinit si dhe midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës janë thelbësore për të siguruar një lidhje të fortë transatlantike, një rend ndërkombëtar si dhe mbrojtjen e vlerave që kanë bërë kaq shumë për të çuar përpara progresin njerëzor në vendet tona dhe në mbarë botën”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest në një deklaratë.

Obama falenderoi Merkelin për udhëheqjen e saj të qëndrueshme dhe u shpreh se ishte gjëja e duhur që telefonata e tij e fundit të ishte me lideren gjermane.

Përzgjedhja e Merkel për telefonatën e fundit është një mesazh i drejtpërdrejt për presidentin e ri, Donald Trump, i cili ka vënë në dyshim bashkëpunimin me vendet e europiane dhe Bashkimin Europian. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LIVE: Ceremonia e inagurimit të Presidentit amerikan Donald Trump
Incident gjatë inagurimit të Trump, policia përdor forcën »
Article Logic
Execution time: 0.011209964752197
array(1) { ["section"]=> string(111) "ke-lider-boteror-zgjodhi-obama-per-ta-telefonuar-per-here-te-fundit-si-president-dhe-nje-mesazh-per-trump-66143" }